Pse Basha po ruan qetësinë, për çfarë e paralajmëroi SHBA?

Pse Basha po ruan qetësinë, për çfarë e

Gazetari Roland Qafoku teksa komenton vijueshmërinë e procesit të votimit në studion e lajmeve në RTV Ora, tha se në PD sipas informacioneve të tij ekzistojnë tashmë 2 rryma, që janë në përplasje   

Roland Qafoku: Ajo që unë kam informacion është që tashmë në PD ka dy rryma, që janë në përplasje. Informacionet e mija të paktën këtë e konfirmojnë. Ishin të përgatitur për 5 muaj militantët, ata që janë në vijën e parë të të gjitha protestave.

Qafoku u shpreh se pas deklaratave të SHBA, Basha nuk dëshiron të ketë më dhunë, pasi përfaqësuesi David Koski ka thënë që nëse do të ketë incidente do ta shpallë PD-në si një organizatë politike të dhunshme.

Roland Qafoku: Orientimi tashmë i Partisë Demokratike, i liderëve të saj dhe sidomos kryetarit Basha është që të mos ketë asnjë akt dhune. Kjo erdhi pas atij paralajmërimit të fortë që ambasada amerikane bëri nëpërmjet zotit David Koski, i cili në takimin me zotin Basha ka thënë që nëse do të ketë incidente dhe përplasje do ta shpallë PD-në si një organizatë politike të dhunshme dhe kjo do të ishte gjëja më e rëndë për PD-në. Sot nuk është situatë më e mirë në PD. Nëse e vini re ka një organizim për të qenë në protestë paqësore si kjo që po shohim, dhe atyre që duhen të organizuar.






EMISIONET