Pylli orbital, qytetarë dhe personazhe të njohur i bashkohen nismës së Bashkisë

Pylli orbital, qytetarë dhe personazhe të njohur i bashkohen

Qytetarë, personazhe të dashur për publikun, zyrtarë i bashkohen çdo ditë aksionit të bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve për të krijuar pyllin Orbital.

Veliaj: “Ndoshta, jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por siç thoshte Nënë Tereza, mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Të jam shumë mirënjohës për faktin që, si në skenë, si jashtë skene, mbetesh një artist model dhe më vjen mirë që falë këtij shembulli, edhe shumë të tjerë, ata që të ndjekin, apo shumë prej qytetarëve që kërkojnë mesazhe pozitive, do na bashkohen me këtë nismë”.

Ardit Gjebrea:Sa herë që kam udhëtuar me makinë për në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, po ta keni vënë re, gjithmonë është si e prerë me thikë: Pjesa jonë është pa pemë, pjesa e tyre është me pemë dhe ti ndjen një keqardhje e thua: Çfarë ka ndodhur? Por, gjithmonë e kam parë, e kam konstatuar, por asnjëherë nuk e kisha marrë lopatën për të dhënë një kontribut. Pra, nuk duhet vetëm të themi: Pse ne kështu? Por, merr lopatën dhe bëje”.

Veliaj tha se Parku i Farkës është një projekt ambicioz, për t'i dhënë kryeqytetasve një tjetër hapësirë çlodhëse pas Liqenit Artificial.

EMISIONET