Puthja e reve në qiellin e muzgut

Dy re' duket sikur puthen në një qiell romantik gjatë muzgut në Kinë.

Banorëte një qyteti kinez mbetën të shtangur kur panë një puthje e stilit hollivudian....në qiell gjatë fundjavës.

Dy re' duket sikur puthen mbi qytetin e Shaoxing, në Kinën lindore, provinca Zhejiang, të shtunën.

Foto të pabesueshme kanë kapur dy masa në ngjyrë të bardhë dhe gri, me format e dy njerëzve që puthen në buzë përballë një perëndimi të mrekullueshëm.  

Fotot spektakolare u shpërndanë shumë shpejt nga mediat kineze.

Gjithsesi, disa gazetarë kinezë hamendësuan me shaka se ajo mund të ishte një 'shaka' e natyrës me beqarët.

'Edhe retë po torturojnë beqarët', shkruante një gazetar në sina.com.    

Ndërkohë që shumë lexues ishin të mrekulluar nga fotot, një lëxues me siguri mendoi se një nga retë ishte Donald Trump.

Përdoruesi nga privnca e Guangdong shkroi: 'Trump po puth (dikë)'.


EMISIONET