Pushim prindërve, furnizim me ujë dhe energji. Gjirokastër kërkohet të zbatohet plani i emergjencës

Pushim prindërve, furnizim me ujë dhe energji. Gjirokastër

Prefekti i Gjirokastrës kërkoi angazhim më të madh nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe institucionet e tjera shtetërore, për të përballuar situatën nga koronavirusi. Masat përfshijnë furnizimin me ujë, me energji elektrike. Kërkohet dezinfektimi i ambienteve publike, kërkohet të kushtohet më shumë kujdes në shtëpitë e të moshuarëve.

Gjithashtu Prefekti kërkon që bizneset bare e restorante apo lokale të respektojnë distancat e përcaktuara për tavolinat, me qëllim që të shmanget infektimi i qytetarëve me koronavirus. Gjithashtu,  Prefekti i Gjirokastrës kërkon që të “njoftohen binzeset private” që nga data 10 deri në 23 mars një nga prindërit të ketë leje me qëllim që të kujdeset për fëmijët e mitur në shtëpi.

Shërbimi Postar duhet të vijojë shërbimet dhe të marrë masa për moskontakt fizik mes qytetarëve. Ndërkohë, njësive të qeverisjes vendore u kërkohet të anulojë dëgjesat publike deri në një moment të dytë. Ndërkohë pensionistëve do t`u dërgohet pensioni te shtëpia.

EMISIONET