I vetmi rast me Covid-19 në Vlorë i regjistruar në 24 orët e fundit ishte një punonjës i portit detar të qytetit.

Personi në fjalë punonte si punonjës ngarkim-shkarkimi në portin detar të Vlorës.

Ditën e sotme është konfirmuar pozitiv dhe për këtë arsye ka nisur dezinfektimi i portit.

Ai është infektuar nga një familjar i tij, i cili dyshohet të jetë infektuar në kryeqytet.

Teksa ditë më parë familjari i tij është konfirmuar pozitiv.

/Ora News.tv/