Vlorë, “surprizohen” ditën e protestës, fasonët mësojnë se VKM e re u jep pagën e luftës

Vlorë, “surprizohen” ditën e protestës, fasonët

Punonjësit e një fasonerie dolën në protestë në Vlorë pasi u ishte refuzuar paga e luftës.  Por para drejtorisë së tatimeve, mësuan për një vendim të ri të qeverisë, që kishte ndryshuar datat kur llogariten përfituesit.

Pasi u erdhi përgjigje mohuese, këta punonjës të një biznesi fason në Vlorë dolën në protestë për pagat e luftës

Me pankarta në duart dhe duke neglizhuar protokollet kundër koronavirusit u ankuan se janë 144 punëtorë që u është mohuar mbështetja e qeverisë.

“Na kanë refuzuar pagën e luftës. Duam të dime pse. Kemi punuar me orar të reduktuar. Janë në rregull të gjitha.”

“Ne na thanë nuk e përfitojnë.”

“Duam paratë e fëmijëve tanë se po rrezikojmë.

Por teksa protestonin, ata nuk e dinin se kishte dalë një tjetër vendim i Këshillit të Ministrave, mbi bazën e të cilit edhe ata përfitonin pagën e luftës.

Lajmin ua dha drejtori i tatimeve.

“Jemi në kushte të reja. Ata që janë larguar nga puna nga 1 marsi deri në 17 maj, në subjektet të mbyllura dhe të hapura do të klasifikohen si përfitues. I gjithë procesi do të jetë automatik. ”

Problematikë të ngjashme kanë punonjësit e shumë fasonerive në vend, punëdhënesit e të cilëve duhet të shohin nëse janë përfitues dhe të bëjnë aplikimet Brenda 5 qershorit.


EMISIONET