Punë dhe kthim të mbarë mantelbardhë!

Punë dhe kthim të mbarë mantelbardhë!

JU JENI KRENARIA JONË, SHEMBULLI, VIRTYTI!


Ju jeni ajo traditë e bukur, që gjithmonë vetëm e kemi thënë me fjalë, ndërsa sot është konkrete, e prekshme reale; tradita e bukur e shqiptarit, ajo e ndihmës së personave në nevojë. Ju betohem se ishte e njëjta sken, ndjesi, emocion si atë ditë te këneta në Durrës, kur pashë ekipet e shpëtimit të Italisë në periudhën e tërmetit. Është e njëjta skenë para avionit, kur ekipet mjeksore italiane dhe Protezine Civile Italiana mernin bashkomasit tonë për ti kuruar në Itali. Sot niseni ju për të kurar qytetarët italianë! Wau,wau! Unë kam punuar 22 vjet mjek për ata njerëz të mrekullueshëm dhe sot e ndjej veten në çdo njërin prej jush. Atje ka me qindra mjekë dhe infermierë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë. Në këtë moment po japin maksimumin e tyre, por JU sot na sillni emocione, na sillni ndjesinë dhe krenarinë e të qënit mjek, bluza të bardha, humanist, por akoma më shumë të qenit SHQIPTAR! Ju po shkoni në luftë me vetëdije, kundër një armiku sa të njohur, aq të pa njohur, por me vendosmërinë e pa tundur, objektivin për të cilin keni studiuar.

Pra, JU SHKONI TË SHPËTONI JETË! Këtë mision fisnik ju e keni të skalitur në zemrat tuaja dhe tonat.

Kurajo, forca, dhe suksese çuna e goca! Me këtë solidaritet dhe vendosmëri që shohim në sytë tuaj, nuk ka virus të na ndalë!

Jeta është shumë më e bukur dhe gjithmonë fiton!

PUNË DHE KTHIM TË MBARË MANTELBARDHË!

EMISIONET