Publikohen pamjet e aksidentit në Maminas ku humbën jetën dy persona

Ky është momenti kur taksia e drejtuar Bujar Agalliut dhe 23 vjecaren

Elena Abdillari, si pasagjere u përplas në një karburant në Maminas.

Ora shënon 22 :45 minuta të datës 21 shkurt, dhe sic shihet nga këto pamje mjeti taksi vjen me shpejtësi dhe përplaset me tabelat reklamuese për të përfunduar më pas përmbys në këtë gjendje.

E reja nga Tirana dhe taksisti nga Durrësi humbën jetën në vend, ndërsa makina u nda më dysh

Por kjo video tregon vetëm pjesën e dytë të aksidentit që nis në autostradë ku taksia u godit nga pas një mjet tjetër që drejtohej nga Fatjon Zhaporja.

Ekspertët kanë përllogaritur se mjeti që drejtonte i riu udhëtonte m,e shpejtësi mbi 150 km për orë.

Por ngjarja tragjike, sipas prokurorisë së Durrësit që ka mbyllur hetimin dhe tashme ka cuar dosjen në Gjykatë nuk ishte e qëllimshme.

Hetimet kanë rrëzuar kështu të gjitha pistat e tjera të ngritura pas aksidentit të rëndë.

Dyshohet që Fatjon Zhaporja të ketë qenë me një person tjetër në mjet në momentin kur ka ndodhur përplasja dhe është larguar nga aty i plagosur, kjo e provuar nga gjurmët e gjakut të gjetura në makinë e braktisur.

Fatjon Zhaporja ndërkohë është shpallur në kërkim si shkaktar i aksidentit dhe kërkimet për të janë përqënruar pa rezultat në zonën e Krujës e Lacit


Të tjera lajme per aksidentin ne Maminas

Përplasja me dy të vdekur në Maminas klasifikohet si ngjarje aksidentale

Aksidenti në Maminas, pronari i makinës që shkaktoi përplasjen dëshmon në polici

Aksidenti tragjik në Maminas, i ati i Elenës flet për Ora News

Aksidenti mbrëmë në Maminas mund të jetë dhe i qëllimshëm

Aksidenti ndodhi mbremjen e 21 shkurtit


EMISIONET