Video/ Balaj mposht Uellsin dhe çliron Panuccin

Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci ka bërë autokritikë për atë humbje të pak ditëve më parë në Shkodër. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 miqësoren e luksit përballë Uellsit, duke zbutur disi situatën.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bekim Balaj me 11 metërsh. Takimi i "Elbasan Arenës" nisi i vrullshëm për të besuarit e Ryan Giggs që brenda dy minutave të para kishin 3 raste të pastra për të shënuar. Vokes dha sinjalet e para në portën e Berishës, ndërsa goditja e Roberts krijoi iluzionin e një goli. Drithërima edhe në tentativën e Brookes, me sferën që kaloi shumë pranë shtyllës pingule.

Ndërkohë, në kampin tonë, nervozizmi ishte i pranishëm, diçka që u vu re dhe në minutën e 37-të të takimit. Taulant Xhaka u bë protagonist i një veprimi aspak të bukur me Brooks, të cilin e goditi me kokë, por arbitri maqedonas e fali duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.

Në dhomat e zhveshjeve, Panucci motivoi kuqezinjtë, të cilët arritën të shihnin më shumë drejt sulmit.

Kur po kronometrohej minuta e 57-të, Veseli hedh në zonë një krosim të bukur, i cili largohet nga mbrojtja. Sfera përfundon në këmbët e Xhakës që pengohet në zonë dhe nuk ka dyshime për Jakimovski, penallti. Nga pika e bardhë niset Bekim Balaj, me shqiptarin që tregohet i saktë dhe shënon golin e avantazhit, i cili mbeti në fuqi deri në fund.

Përfundimisht 1-0 dhe Christian Panucci "çlirohet" nga makthet e ditëve të fundit dhe merr aprovimin për të paktën edhe për disa muaj të tjerë.

Kliko këtu për të parë FOTOGALERINE





"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes  

90' Akordohen 3 minuta shtesë

84' Bale ndal Xhakën në mënyrë të gabuar, ndëshkohet me të verdhë

68' Eros Grezda lë fushën e lojës, aktivizohet Sabjen Lilaj

60' Zëvendësim dhe te kuqezinjtë, Memushaj zë vendin e Lila

59' Zëvendësim te Uellsi, Brooks i lë vendin Bale

58' Balaj nga pika e bardhë, nuk gabon për 1-0



57' Xhaka pengohet në zonë, akordohet penallti për Shqipërinë

51' Ndal kundërsulmin e Shqipërisë, Gunter ndëshkohet me karton të verdhë

46' Uellsi e nis në sulm, Vokes e ndal vetëm Berisha

46' Nis pjesa e dytë

45+1' Mbyllet pjesa e parë Është mbyllur pjesa e parë, me Shqipërinë që i ka bërë ballë sulmeve të njëpasnjëshme të Uellsit. Vokes dha sinjalet e para në portën e Berishës, ndërsa goditja e Roberts krijoi iluzionin e një goli. Drithërima edhe në tentativën e Brookes, me sferën që kaloi shumë pranë shtyllës pingule. Ndërkohë, në kampin tonë, nervozizmi ishte i pranishëm, diçka që u vu re dhe në minutën e 37-të të takimit. Taulant Xhaka u bë protagonist i një veprimi aspak të bukur me Brooks, të cilin e goditi me kokë, por arbitri maqedonas e fali duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.


45' Akordohet 1 minutë shtesë

36' Nervozizëm i Taulant Xhakës, godet me kokë kundërshtarin, por arbitri e fal. Vetëm karton i verdhë.

31' Andi Lila ndëshkohet me karton të verdhë

22' Brookes me kokë, sfera përfundon shumë afër shtyllës pingule

12' Goditje dënimi për Uellsin, Roberts godet me sferën që krijon iluzionin e një gol, por rrjetë e jashtme

6' Vokes kërcënon portën e Berishës, goditja me kokë përfundon shumë lart traut

1' Nis takimi miqësor

Formacionet zyrtare:



EMISIONET