Meta tregon pse u detyrua të publikojë SMS me Ramën

Meta tregon pse u detyrua të publikojë SMS me Ramën

Publikimin e mesazhit shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama, presidenti Meta e ka quajtur shkelje etike që nuk është aspak në natyrën e tij dhe një akt jo normal.

Meta tha se arsyeja që e shtyu ta publikonte ishte fakti që situata po shkonte keq dhe më keq dhe populli po e shihte përgjegjësinë tek Presidenti.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: A ishte e tepërt për një president publikimi i SMS me z. Rama lidhur me faktin se pas vitit 2017 Lulzim Basha nuk do të ishte me kryetar i PD dhe se ju pas mandatit presidencial do të shikonit një LSI inekzistente?

Presidenti Meta: Publikimi nuk është normal, sepse nëse unë dërgoj një SMS dhe ti e publikon kjo është shkelje etike dhe nuk është në natyrën time. Madje, mu lutën të gjithë kur ishte koha e mocionit me Nanon që të publikoja letrat që më dërgonte nga burgu, por nuk e bëra këtë gjë, siç e bënë disa kolegët e mi.

Por në rastin konkret, kur situata shkon kaq keq në vend dhe kur njerëzit e shikojnë përgjegjësinë te Presidenti, te Kryeministri nuk do rrinë ata ta analizojnë me detaje jo neni kaq dhe aq, sepse ke dhe juristë që i ngatërrojnë këto punët e Kushtetutës, dhe unë isha i detyruar të tregojë që kjo është përgjegjësi e këtij.

Ky ka hall tani si të më lërë mua pa gjurmë LSI-je, se mua po më kërcet shumë për LSI-në. Unë s’pyeta për Partinë Socialiste, që vajta atje që në fund të ‘91-shit, kur nuk shkonte njeri dhe s’kishte arsye përse të shkonte, sepse pushteti shkonte drejt PD. Unë gjithë miqtë e mi i kisha me PD, që nga profesor Pashko e gjithë të tjerët, por unë atë mendim kisha, kisha lexuar për socialdemokracinë, nuk më pëlqente kjo që gjithë njerëzit kalonin andej dhe unë jam pak kontrapedal dhe dua t’i çojgjërat më në ekuilibër. Dhe ajo parti prapë më dha mundësinë më bëri deputet në 1992, pastaj u bëra Kryeministër, mora gjithë ato pozicione duke menduar që këto gjëra t’i shërbenin vendit.

Kur e pashë që kjo situatë nuk funksiononte krijova parti të re, mund të dilte me zero LSI, siç kanë dalë shumë pari që janë ndarë nga partitë e mëdha. Rrezik i madh ishte, aq më tepër që atëherë ishte mazhoritar dhe unë nuk e vura veten as në listën proporcionale të partisë. Mjaftonte që unë të kisha humbur në zonën time, kur PS ishte në pushtet në kohën e Nanos kryeministër dhe mund të mos isha në politike fare. Gjithmonë unë kam bërë zgjedhjet bazuar në bindjet e mira, por edhe në moralin tim.


EMISIONET