PSV i ofron një tjetër shans, transferon ish-yllin e Barcelonës

PSV i ofron një tjetër shans, transferon ish-yllin e Barcelonës

Pas 9 viteve për tu harruar, Ibrahim Afellay ka vendosur të rikthehet aty ku mori bazat e futbollit, te PSV Eindhoven.

Sulmuesi ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij i dikurshëm dhe tashmë që numëron 33 vite mbi shpinë ka vendosur të rikthehet në vendlindje.Kur firmosi në vitin 2010 me Barcelonën, mendohej se karriera e djaloshit arriti kulmin, por Tulipani "Afellay" u tha shpejt. Pesë vite në "Camp Nou" dhe vetëm 21 takime të zhvilluara.

Normalisht, gjatë kësaj kohe, katalanasit e huazuan në disa skuadra si Schalke 04 dhe Olympiacos për të nxjerr talentin e tij në pah, por 6 gola në 2 sezone janë shumë pak për të. Marrëveshja me Stoke City u pa si anije shpëtimi, por as në Angli, tulipani nuk mbijetoi.

Tashmë, ai është rikthyer në shtëpi dhe PSV do të tentojë ta rikthejë në jetë, mbase edhe në kombëtare.

EMISIONET