"Komunikoni me familjarët", psikologia Zaçe jep terapinë në izolim për personat me varësi

"Komunikoni me familjarët", psikologia Zaçe jep

Kohën e izolimit e vuajnë më shumë edhe personat me varësi të ndryshme ndaj drogave apo veseve të tjera.

Në një intervistë për Ora News, psikolgoia Anisa Zaçe jep disa këshilla për këta persona, por edhe për familjarët e tyre.

Sipas saj, ajo që ka më shumë rëndësi është që këtyre personave me varësi duhet ti qëndrojë pranë familja.

Anisa Zaçe, psikologe: Personat që vuajnë nga varësi të ndryshme, sidomos të lëndëve narkotike apo varësitë ndaj lojërave të fatit kjo situatë i ka rënduar edhe më shumë. Ata që janë duke luftuar  për ta lënë një varësi në fakt kjo i dëmton më shumë sesa i ndihmon. Ajo që ndihmon në lënien e një varësie është rutina në vetvete. Në momentin që ne i vendosim vetes një rutinë të vazhdueshme dhe qëndrojmë në atë rutinë është e thjesht që ne mos biem pre.

Në momentin që të gjitha mundësitë janë të mbyllura qoftë gjetja e lëndëve narkotike për ata që vuajnë nga varësitë apo lojërat e fatit apo alkooli, të gjitha këto situatë rëndohen sepse duhet të përballesh me faktin sepse ke nevojë për diçka që të të ndalojë stresin. Për të gjitha simptomat e varësive unë do veçoja edhe vetminë. Njerëzit që rrinë vetëm e kanë shumë më të vështirë të përballen me problematikat e tyre.

Situata në familjet në të cilat është një individ që vuan nga varësia, është e nevojshme që e gjithë familja të kontribuojë në mbështetjen  psikologjike. Ajo që ndodhte para pandemisë dhe para izolimit është që dikush që vuante nga një varësi e caktuar kalohej treçereku i ditës jashtë dhe në momentin që futesh në shtëpi ato pak orë para gjumit shtyheshin si shtyheshin. Tani që të gjithë janë në shtëpi është shumë e nevojshme që të ketë një komunikim shumë të fortë mes familjarëve për të kuptuar që situata që ndodhemi është e panatyrshme. Është normale deri diku. Do na duhet të jetojmë në këto kushte. Ajo që unë do këshilloja si terapi është komunikimi mes familjarëve sidomos vetë personi që vuan nga varësi ta ndajë me familjarët e vet si ndihet dhe për çfarë ka nevojë.

Në këto kushte njerëzit më të afërt që ne kemi janë edhe sistemi jonë mbështetës më i fortë. Ka mjekë dhe psikologë që janë vënë në dispozicion të qytetarëve për ti ndihmuar në këto kushte.

EMISIONET