Psikologia: Meshkujt shqiptarë janë të frustruar, e shohin seksin si triumf

Psikologia: Meshkujt shqiptarë janë të frustruar, e shohin seksin

E ftuar sot në emisionin “Mes Yjesh” në Ora News, ka qenë psikologja Nevila Mbriçe e cila ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat e reja duke u shprehur se ato nuk duhet të kenë frikë për t’u përballur me çdo gjë që ju ndodh.

“Jini të hapura me familjarët, me një të afërm, një mësues, një mikeshë. Të mbyllesh në vetvete nuk është zgjidhje. 

Edukimi duhet të filloje nga familja. Meshkujt në Shqipëri janë të frustruar, nuk e shohin aktin seksual si diçka të bukur njerzore, si diçka që duhet shijuar me moshë, por e shohin si triumf”, ka thënë psikologia.

Gjithashtu psikologja Nevila Mbriçe ka folur për nismën e saj më të re " E dua veten time".

“Kjo nismë vjen si një ide për të suportuar të gjithë të rinjtë që kanë humbur besimin tek vetja, tek shoqëria jonë, tek e ardhmja dhe për të iu dhënë atyre pak kurajo dhe për të ndarë me ta eksperiencat tona të dështimit e më pas të suksesit që vjen nga pas nëse i vendos qëllime vetes dhe nuk dorëzohesh”, është shprehur ajo.

EMISIONET