PSG i mbyll derën Realit: Neymar e Mbappe qëndrojnë në "Parc des Princes"

PSG i mbyll derën Realit: Neymar e Mbappe qëndrojnë në

Neymar dhe Kylian Mbappe do të veshin fanellën e Paris Saint Germain të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Në këtë konkluzion ka dalur, drejtori sportiv i akademisë së klubit francez, Luis Fernandez që për "Radio Marca" ka insistuar se të dy lojtarët janë të lumtur me jetën në "Parc des Princes".

"Neymar ka vendosur të qëndrojë tek Paris Saint-Germain. Ai dëshiron të ketë sukses, pasi nuk e arriti atë në Kupën e Botës Mendoj se ai dëshiron të fitojë tituj me PSG.

"Mbappe, edhe ai do të qëndrojë shumë. 100 % ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në, të luajë në mënyrë të drejtë financiare, nuk shqetësohet, gjëja më e rëndësishme është që Neymar dhe Mbappe duan të qëndrojnë tek PSG-ja"- përfundoi Fernandez.

Ditët e fundit thuhet se Neymar ka ngjallur interesimin e Realit të Madridit, i cili duhet të zëvendësojë Cristiano Ronaldon. Gjithashtu edhe Mbappe shikohet si zëvendësuesi ideal i yllit portugez, ndërkohë që interes për 19 vjeçarin ka pasur edhe nga Manchester City.

EMISIONET