Psg “frikson” Juventusin, kërkon mesfushorin agresiv

Psg “frikson” Juventusin, kërkon mesfushorin agresiv

Paris Saint Germain pasi ka dominuar totalisht futbollin francez prej vitesh po mundohet të tregohet fituese në kompeticionet evropiane.

Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel edhe pse ka në “gjirin” e skuadrës ndër lojtarët më të mirë në botë, dëshiron të përforcohet në merkaton e janarit. Sipas Le10sport, Psg po mundohet të sjelli në Paris, mesfushorin e Juventusit, Emre Can. 

Gjermani nuk është në planet e trajnerit Mauricio Sarri dhe është i hapur për një transferim të mundhshëm në një skuadër elitare në kontinetin e “vjetër”.

EMISIONET