Kryeministri Rama deklaroi para disa ditëve se “Presidenti Meta është bërë njësh me popullin, jo me opozitën”.

Kjo shkaktoi jo pak habi në rradhët e “opozitës së re”, një tufë injorantësh që mbeten si qenie, por shqetësoi shumë disa oligarkë, të cilët nga konfliktet e mëdha politike përfitojnë nga qeveritë e radhës. Sa me shumë konflikte të ketë mes të mëdhenjve ata marrin tenderime, koncensione, leje ndërtimit, etj. përfitime që pushteti ua jep që t’i ketë sa më afër vetes me mediat e tyre nga frika se mos kalojnë me opozitën.

Kështu kanë vepruar në kohën e Sali Berishës, kur sherrnonin Ramën me Berishën e merrnin nga pushteti i PD-së qindra milionë euro. Kur në prill 2008 u morën vesh Berisha me Ramën, nuk kishte gjumë te oligarkët dhe disa media. Sapo u zunë fërkuan duart dhe thonin “Tani kemi euro!’.

Edhe tani këtë punë bëjnë, sa më shumë sherr mes Presidentit dhe kryeministrit, sepse marrin benefite nga pushteti, pra nga Rama.

Por realisht palët, pra Meta dhe Rama, janë në pozicionet e tyre dhe asgjë nuk ka ndryshuar, por oligarkët janë shqetësuar.

Meta mbetet si President deri në korrik 2022, kurse Rama ka mandatin deri në qershor 2021.

Por shqetësimi mbetet i madh në qarqet e oligarkëve dhe disa mediave pranë tyre. Duan patjetër sherr mes Ramës dhe Metës në kohë koronavirusi!

Po pse si mendojnë, ata, se duhet të dalë presidenti këto ditë, kur po vdesin njerëz dhe të sulmojë qeverinë?!

Po pse si e duan këta bashibozukë eurosh që Presidenti të dalë e të thotë se kryeminitri po vret njerëz, ndërkohë që realisht qeveria po bën maksimumin? Ndonëse qeveria po bën edhe gabime, ndonëse duhet patjetër të bëjë testime masive, por kjo nuk do të thotë që nga dritaret e presidencës të qëllohet mbi katin e dytë të kryeministrisë mu në ditët e Emergjencës Kombëtare!

Ata, oligarkët, duan sherr, pasi nga sherri marrin me shumë tenderime nga buxheti i shtetit.

Presidenti dhe kryeministri po punojnë, në mënyra të ndryshme e seli të ndryshme, që kjo situatë të kalojë e të shpëtojmë jetë njerëzish.

Më pas, këtu jemi! Lufta nuk është mbyllur!

Marre nga Koha Jonë

/Ora News.tv/