Pse në Itali koronavirusi vret më shumë?

Pse në Itali koronavirusi vret më shumë?

Organizata Botërore e Sëmundjeve Infektive e parregullsive imunologjike është munduar t'i japë një përgjigje kësaj pyetje, që bëhet nga të gjithë.

Në një intervistë dhënë për mediat italiane, drejtuesja e kësaj organizate Susanna Esposito, ka informuar se virusi në Itali ka një nivel vdekshmërie 12 herë më të fuqishëm se në vendet e tjera e është më e larta në botë.

"Kontribuon në këtë rekord tragjik”, thotë ajo, “heterogjeniteti i trajtimeve në të gjithë territorin, dhe gjurmueshmëria e dobët e rasteve asimptomatike pozitive në të cilët nuk bëhet tamponi, pavarësisht se kanë qënë në kontakt me personat pozitivë, duke kontribuar kështu në mënyrë të pandalshme në rritjen e nivelit të përhapjes”.

Po kush është receta për të ndaluar infektimin masiv nga koronavisuri?

Sipas Susanna Esposito, "diagnostikimi i hershëm, izolimi e trajtimi mjekësorë janë gurthemelet për ta mbajtur epideminë nën kontroll. E më thelbësorja është gjurmueshmëria e virusit."

"Kërksa që popiullsia të qëndrojë në shtëpi, nuk mjafton” thotë ajo. “Duhen kryer më shumë tampone për të gjitha rrethanat e situata kur haset një person i infektuar."

EMISIONET