"Pse na shikoni?"- Dënohen të rinjtë shqiptarë që goditën me thikë minorenët italianë

"Pse na shikoni?"- Dënohen të rinjtë shqiptarë

Tre të rinj shqiptarë janë dënuar, pasi kanë sulmuar dy 17 vjeçar italianë me thikë në sheshin "Piazza Nettuno" në Bolonjë.

Për tre, të gjithë pa precedentë të mëparshëm penalë, prokurorja Manuela Cavallo kërkoi dënim me 12, 11 dhe 10 vite burg.

Gjyqtari i çështjes pas shqyrtimit të dosjes dhe njohjes së rrethanave të ngjarjes, ka vendosur t'i deklarojë ata fajtorë, duke dënuar 19 vjeçarin shqiptar me 8 vite burg, i cili ishte autori kryesor i plagosjes me thikë të dy të miturve. Dy shqiptarët e tjerë u dënuan me nga 5 vite burg.

Avokati mbrojtës i njërit prej 18 vjeçarëve kundërshtoi dënimet, duke pretenduar se viktimat nuk ishin plagosur rëndë sa t'u rrezikohej jeta dhe vetëm njëri prej tyre kishe pësuar një dëmtim të lehtë në veshkë. Dy të plagosurit sipas avokatit, u rikuperuan brenda 39 ditëve.

Avokatët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin kundër dënimeve, ndërsa tre të rinjtë do të mbeten në burg në Dozza, ku ndodhen që prej arrestimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 4 marsit të këtij viti. Mediat italiane shkruanin në atë kohë se shqiptarët u kithin thënë të rinjve vendas: "Pse na shikoni?", para se t'i sulmonin me thikë. 



EMISIONET