Pse idiotë janë kosovarët të fusin kokën nën zgjedhën e minishejtanit?

Pse idiotë janë kosovarët të fusin kokën nën

Pse idiotë janë kosovarët që pasi fituan me gjak e sakrifica, me mbështetjen amerikane dhe perëndimore, pavarësinë, një rast që nuk vinte prej dekadash të tëra, pa asnjë garanci formale dhe juridike ndërkombëtare, ta kumbisnin sovranitetin në vendimmarrje ekonomike, politike, sociale duke futur kokën nën zgjedhën e minishejtanit?

Ende pa iu njohur pavarësia dhe territori nga BE, dhe nga OKB? Apo pasi dolën shtet më vete të rifuten andej nga dolën që t'u ndodhi si republikave ish-sovjetike të Azerbajxhanit, Kazakistanit, etj., që ekonomikisht sapo dolën rihynë përsëri nën sqetullën e vëllaçkos së madh? Fët e fët.

Kjo do ngjante sikurse një gruaje që e rreh burri, të divorcohet me mbështetjen e opinionit të lagjes, por pasi e bën këtë, pa u tharë vula te noteri, i mungon burri, rikthehet te ai, i hidhet në qafë duke i thënë: rrihmë, rrihmë i dashur!

EMISIONET