"Pse bëhesh mendjemadhe", Era Rusi tregon si e ngatërruan me Olta Gixharin

"Pse bëhesh mendjemadhe", Era Rusi tregon si e ngatërruan me

Këngëtarja tregon sesi e ngatërruan me Olta Gixharin: Pse bën si mendjemadhe?

Këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol Shoferit “ në RTV Ora ka qenë e ftuar këngëtarja Era Rusi. Gjatë intervistës Rudina e ka pyetur se a e kanë ngatërruar ndonjëherë me aktoren Olta Gixhari sepse kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën. Era është shprehur se ka ndodhur shumë herë dhe ka treguar një rast.

Rudina Dembacaj: A të kanë ngatërruar ndonjëherë me Olta Gixharin ?

Era Rusi: Po më kanë ngatarruar shumë herë me Oltën. Njëherë në një bar, unë nuk isha fare, por siç duket ishte një person që më njihte mua dhe më shkruan: “Pse bën si mendjemadhe dhe nuk flet", ndërkohë nuk isha unë po ishte Olta .

Rudina Dembacaj: A njihesh me Olta Gixharin?

Era Rusi: Po njihem me Oltën, kemi bërë bashkë dhe një set fotosh po nuk i kemi nxjerrë nuk e di pse.



EMISIONET