Dekretin e Presidentit Meta për rishqyrtimin e ligjit për emërimet Kushtetuese, socialistët do ta votojnë në seancën e 19 marsit, 4 ditë më vonë përtej afatit që i la Presidenti Meta. Por pavarësisht betimit të Ilir Metës para popullit, për mazhorancën është e pamundur që Kreu i Shtetit të shpërndajë parlamentin. Ndërsa institucioni i Presidentit këshillon PS që në këtë situatë mund t’i luten vetëm Zotit.
Edhe pse në deklarata mazhoranca mohon të frikësohet nga vendimet e Ilir Metës dhe nga afati i 15 marsit, veprimet tregojnë të kundërtën.
Për të shmangur një përballje të mundshme me Presidentin e Republikës, PS nuk do të nxitojë për të shqyrtuar dekretin për ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Taulant Balla: Unë shpresoj që në argumentet e dekretit të mos jetë përfshirë gjuha e rrugës. Besoj që në mos seancën e datës 19 në seancën tjetër të jetë gati.
Betimin e Kreut të Shtetit para qytetarëve në Bulavevardin “Dëshmorët e Kombit që nëse nuk do të ketë një reflektim të qytetarëve atëherë do të firmosë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, Taulant Balla i kujton Ilir Metës që është nën hetim.
Taulant Balla: Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin dhe procesi i shkarkimit certifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës, në gjuhën popullore "i vjen anash kuvendit".
Manifestimin e Presidentit, socialistët nuk e shohin si një protestë kundër qeverisë së majtë, por matje të forcës politike për drejtimin e opozitës.
Taulant Balla: Këtu kemi të bëjmë me një garë të brendshme brenda opozitës. Brenda opozitës është celur një garë për lidershipin e saj. Ne deri tani kemi njohur për kryetar të opozitës Bashën. Pas të mbaroj ky proces zgjedhor brenda opozitës të dimë kush është kryetari i ri i opozitës.
Në përgjigje të deklaratave të socialistit, zëdhënësi i Presidentit me anë të një statusi në facebook i kërkon Taulant Ballës t’i lutet zoti që të mos i kthehet populli në “problematik.”
Lexoni me shume: Tedi Blushi: Tao Tao të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë

/Ora News.tv/