PS reformë zgjedhore me opozitën e re, zbardhen emrat e anëtarëve të komisionit
Komisioni i reformës zgjedhore, pasi dështoi të miratonte ndryshimet në kodin zgjedhor, është riorganizuar nga e para.
Opozita e re në parlament dhe mazhoranca kanë vendosur të jenë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore, mandati i të cilit do të jetë deri më 28 nëntor.
Deputetët e opozitës së re në Kuvend tashmë kanë bërë dhe propozimet e para duke kërkuar që komisioni të ketë 10 anëtarë nga 18 që ishte parashikuar.
Grupet e reja parlamentare të opozitës do të përfaqësohen nga Rudina Hajdari, Andi Përmeti, Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj.
Një nga kërkesat mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor.
Ralf Gjoni: Kemi kërkuar që objekti nga thjesht adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR të pasqyrojë dhe një hapje të debatit mbarëkombëtar politik publik përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor sepse besojmë fort se baza e të gjithë të këqijave janë ndryshimet kushtetuese të 2008.
I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Gjoni tha se do të ishte dakord nëse kjo do t’i shërbente ndryshimit të sistemit.
Ralf Gjoni: Nuk është ndonjë kastrofë e madhe, tragjedi e madhe nëse zgjedhjet shtyhen jo për shkak të frikës që po mblidhet sot nga opozita në rrugë për shkatërrime, djegie, kërcënime, por nëse shtyrja e zgjedhjeve i shërben ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Gjoni shtoi se faktorë të caktuar i kanë kërkuar formimin e një partie, por fokusi sipas tij mbetet reforma zgjedhore.
Vetëm pak ditë më parë, Partia Socialiste propozoi që komisioni i reformës zgjedhore të kishte mandat deri me 28 nëntor.
Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore
-Korab Lita
-Damian Gjiknuri
Anëtarë nga opozita
-Myslim Murrizi
- Andi Përmeti
-Ralf Gjoni
-Nimet Musaji
Anëtarë nga PS
-Blerina Gjylameti
-Bashkim Fino
-Klotilda Ferhati
-Alket Hyseni