Analisti Ilir Demalia nëpërmjet një lidhje direkte nga Amerika, ku ndodhet aktualisht në studion e lajmeve në RTV Ora tha se nga burime pranë kryeministrit Edi Rama flitet që kandidatë e mundshëm për institucionin e Presidencës mund të jenë deputetja demokrate Rudina Hajdari, kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ose ministrja e Marrdhënieve me Parlamentin Elisa Siropali.

Demalia: Nëse këta do të arrijnë të shkarkojnë dhe Presidentin, që do të jetë fundi jo vetëm i Ramës dhe PS-së, por do të ketë pasoja shumë të rënda dhe sipas një burimi që kam marrë vesh, nga burime të afërta të kryeministrit do të jenë kandidat për president, se ai ka dëshiorë të vendosi femrat në krye të institucioneve, ka menduar Rudina Hajdarin, apo Kujtim Gjuzi, kështu flitet. Nuk di se cafrë do të ndodhë. 

Kjo e çon shtetin në kulmin e karagjozllikut, ose mund të jetë edhe varianti tjetër që deputetët e PS-së të ngulin këmbë të jetë Sipopali.

Më tej Demalia u shpreh se Shqipëria është bërë evndi më qesharak sa i përket ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, ndërsa këta të fundit duhet t’i thërrasin mendjes.

Demalia: Jemi bërë vendi më qesharak në mënyrë se si trajtohen pushtetarët tanë nga ndërkombëtarët. Nëse ne jemi në këtë gjendje, atëherë le ta marrin ndërkombëtarët në dorë. Le të bëhet protektorat derisa të ndërtojnë shtet sepse ne nuk qenkemi të aftë të ndërtojmë shtet. 30 vjet kap prej veshi dhe ul. Ndërkombëtarët duhet ti thërrasin mendjes, sepse janë pikërisht ata që për hir të stabilitetit, për hir të interesave meskine dhe të ndërkombëtarëve të korruptuar, që vijnë në Shqipëri dhe përfitojnë dhe marrin privilegje nga pushteti i radhës. Kështu ka ndodhur '97, '98, 2001. Do jemi të maturuar ne? Do tregohemi një herë serioz për atë detyrë që marrim?

/Ora News.tv/