Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar prova të reja, për atë që ai e quan grusht shteti. Në një konferencë, Meta tha se kryeministri është ideatorit dhe ekzekutori i puçit të shtetit. Për këtë tha Meta, do të japë përgjegjësi jo vetëm para popullit, por edhe para drejtësisë së re.

Ilir Meta: Përpjekjet e gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final për të hedhur hapin final të kurorëzimit të grushtit të shtetit. Ju e dini që gjoja është marrë një iniciative, pro dokumentet tregojnë qartë se kjo iniciative për kapjen e gjykatës kushtetuese është zbatim i programit politik të Këshillit të Ministrave, pra kanë marrë nga don doni dhe vetëm kanë ndryshuar emrin.

Një provë tjetër është kryeministri, ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori  këtij puci shteti dhe ai do të jetë përgjegjësi kryesor para popullit dhe drejtësisë së re që do të vijë pas triumfit kundër grushtit të shtetit.

Presidenti tha se vetë qeveria është pjesëmarrëse në grushtin e shtetit, duke paralajmëruar se çdo ditë do të ketë lajme  për këtë çështje.

Ilir Meta: Në radhë të parë pjesëmarrës në gjithë këtë grusht shteti është vetë qeveria, mazhoranca dhe ai që unë e quaj gjysmë parlamenti. Këtu ka edhe persona të tjerë që do të evidentohen dhe do të ketë padi të reja. Çdo ditë do të ketë lajmë për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e grushtit të shtetit.


Kallëzimi shtesë ndaj Dvoranit-Ilir Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme kallëzim shtesë ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani.

Kreu i Shtetit e akuzon kryetarin e KED për thellim të veprave penale “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe për të cilat paraqet disa prova shtesë që sipas tij, faktojnë shkeljet e kryera në procesin e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta i referohet një korespondence zyrtare shkresore të realizuar mes kreut të KED dhe Kuvendit të Shqipërisë ku Dvorani informon legjislativin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Lexoni edhe: 

Meta: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale

Meta: Kushtetuta kërcënohet nga një grup mafioz, grushtit të shtetit do t'i përgjigjem me dekrete

Meta: Kjo është vetëm grusht shteti, italianët i thonë "Colpo di stato"

Meta: Zero mundësi të tërhiqem për shkak të avancimit të grushtit të shtetit

Meta: Maxhoranca keqpërdori komisionin e Venecias për realizimin e grushtit të shtetit


/Ora News.tv/