Protestë e paligjshme? Basha: Policinë private të Ramës do ja kthejmë popullit

Protestë e paligjshme? Basha: Policinë private të Ramës do

Nga Vora, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj pretendimeve të policisë së shtetit lidhur me pretendimet se po zhvillojnë një tubim të paligjshëm.

Lulzim Basha: I jashtëligjshëm është regjimi kriminal dhe privat i Edi Ramës.Policia e privatizuar e Edi Ramës do ti kthehet popullit. Protesta është legjitime dhe e ligjshme. I paligjshëm është shteti kriminal dhe privat i Edi Ramës. Nuk kemi kërkuar dhe nuk do kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjshme.

I ulur kembekryq ne rruge dhe i elektrizuar nën thirrjet  e protestuesve "Poshtë Edi Rama", Basha se opozita do të jetë në krah të qytetarëve në çdo aksion. Si ne çdo proteste, edhe sot Basha shioqerohej nga bashkeshortja e tij Aurela.

Lulzim Basha: Unë jam në krah të qytetarëve dhe gjithë opozita është në krah të qytetarëve.Ky është një shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët.Ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ka kapur drejtësinë politikisht. E patë dje se çfarë ndodhi, shtetërrethim  për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë. Do vazhdojmë të jemi në krah të qytetarëve mnë çdo hap që do hedhin.

Për më shumë lexoni në: Mosbindja civile: Opozita bllokon rrugët dy orë. Hiq tarifën e Rrugës së Kombit

EMISIONET