Protesta të dhunshme në Athinë midis studentëve dhe policisë

Protesta të dhunshme në Athinë midis studentëve dhe

Qendra e Athinës u përfshi nga përplasjet e dhunshme të studentëve me policinë. Ndërkohë që Parlamenti po diskuton disa ndryshime mbi mënyrën e pranimit të studentëve, protestuesit hodhën gurë dhe u përleshën me policinë.

Protesta e studentëve grekë mbi reformën arsimore u shndërrua të hënën në një përplasje me policinë në qendër të Athinës përpara Parlamentit.

Protestuesit hodhën gurë, fishekzjarrë dhe bomba me naftë mbi policinë që kishte vendosur një kordon sigurie rreth Parlamentit e që më pas u kundërpërgjigj me gazlotsjellës. Protestuesit thyen xhamat e një stacioni autobusi, ndërkohë garda tradicionale Evzone, që njëherësh tërheq edhe shumë turistë u largua me shpejtësi kur protestuesit filluan të qëllojnë me gurë.

Incidenti i shkurtër ndodhi gjatë protestës së disa qindra studentëve ndërkohë që Parlamenti po diskuton disa ndryshime në mënyrën e pranimit të studentëve. Reforma parashikon ndryshime të programit akademik në vitin e fundit si dhe një provim të unifikuar për pranimin e studentëve në vitin e parë pavarësisht fushës të studimet.

Studentët thonë se ndryshimet e shtojnë barrën e provimeve dhe dekurajojnë mendimin kritik.

EMISIONET