Protesta para Parlamentit, Veliaj: Ka më dashuri se sa urrejtje e dhunë

Protesta para Parlamentit, Veliaj: Ka më dashuri se sa urrejtje e

Protesta para parlamentit ku u plagosën 15 efektivë ka tërhequr vëmendjen edhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Në nisjen e aksionit të pastrimit të qytetit ai ka theksuar se kryeqyteti ka më shumë nevojë për mirësi dhe paqe.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka bërë të ditur nisjen e aksionit të pastrimit. Jashtë vëmendjes së tij nuk ka kaluar protesta para parlamentit.

Veliaj: Ne kemi parë këto ditë shumë konflikte, kemi parë një politikë që do që ta përçajë qytetin. Unë besoj se ky qytet ka më shumë mirësi se sa prapësi, ky qytet ka më shumë dashuri, se sa urrejtje dhe ky qytet ka më shumë punë, se sa dhunë.

 Madje ai është shprehur se ndihet i inkurajuar prej guximit të efektives së plagosur.

Veliaj: Jam shumë i inkurajuar që qeveria po merret posaçërisht me trajtimin e saj, ama e gjithë kjo ngjarje më jep edhe kurajë: më jep kurajë që sot ka më shumë qytetarë, si Ina, që e duan shtetin, se sa ata që e dhunojnë; sot ka më shumë qytetarë që e pastrojnë Tiranën se sa ata që e ndotin; sot ka shumë më shumë qytetarë që e duan punën, se sa ata që duan dhunën. Për sa kohë që e mira është në shumicë në Shqipëri, jam i bindur se e mira do të triumfojë dhe progresi për Tiranën nuk do të ndalet.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët të bashkohen me projektin e pastrimit.

 Veliaj: Në qoftë se më përpara kishte një lloj stigme dhe njerëzit refuzonin se u dukej e ‘kohës së xhaxhit’, sot kemi kuptuar se edhe në Gjermani, në Australi, në Amerikë pastrohet edhe ka njerëz vullnetarë. Kjo është një zonë jashtëzakonisht e frekuentuar, pas Fakultetit Gjeologjik, ku shumë njerëz e preferojnë për piknik, por fatkeqësisht e lënë të gjithë produktin e post-piknikut, si instalacion në park. Kjo nuk ka kuptim! Kështu që, sot po pastrojmë për të dhënë shembullin. Dua të falenderoj shumë studentët e Gjeologjikut që na u bashkuan në këtë aksion, profesorët e tyre, për të kuptuar që kjo është puna jonë e përbashkët.

Veliaj theksoi se mjedisi është një pasuri e përbashkët ndaj dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre.

EMISIONET