Protesta në SHBA, demokratët dhe qytetarët amerikan kundër thirrjeve raciste

Protesta në SHBA, demokratët dhe qytetarët amerikan kundër

Një Twitter i presidentit Trump, ku një qytetar bën thirrje të cilësuara raciste, ka sjellë reagime të ashpra nga ana e demokratëve dhe qytetarëve amerikanë.

"Faleminderit njerëzve të mëdhenj të The Village. E majta radikale nuk bën asgjë. Demokratët do të bien në vjeshtë. Xhoi i korruptuar është qëlluar. Shihemi se shpejti!!!” – shkruan presidenti amerikan në Tëitterin e tij.

Tim Scott, i vetmi republikan me ngjyrë në Senatin amerikan, tha në një intervistë për CNN se video ishte "fyese" dhe duhej të hiqej.

"Nuk ka dyshim se ai nuk duhej ta shpërndante dhe ai thjesht duhet ta fshijë atë," tha senatori Scott.

Edhe Sekretari i Shëndetësisë, Aleks Azar, u pyet gjithashtu për tweet-in.

"Unë nuk e kam parë atë video, por padyshim as presidenti, as administrata e tij dhe as unë nuk do të bëj asgjë për të qenë mbështetës i epërsisë të të bardhëve ose ndonjë gjëje që do të mbështeste diskriminimin e çdo lloji," tha Azar.

Mediet amerikane shkruajnë se nuk ishte e qartë nëse presidenti ishte në dijeni se mbështetësi në video po bërtiste për supermacinë e të bardhëve, një shprehje raciste.

Presidenti Trump më parë është përballur me akuza për shpërndarjen ose promovimin e përmbajtjeve raciste. Presidenti e fshiu statusin disa orë më vonë.

EMISIONET