Bilanci nga protesta: 20 të shoqëruar, 5 policë të plagosur

Burime nga policia bëjnë të ditur se deri tani 20 protestues janë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë më herët Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një postim në Tëitter, shkruan se si pasojë e dhunës së protestuesve, kanë mbetur të plagosur dy policë.

Postimi i Lleshajt: 

Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi.

Njofton Lleshaj: Shkon në 5 numri i policëve të plagosur 

Lleshaj: 5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik.


EMISIONET