Protesta e opozitës, shoqërohen 55 persona, arrestohen 27 të tjerë

Protesta e opozitës, shoqërohen 55 persona, arrestohen 27 të

Menjëherë pas protestës së opozitës, mbrëmjen e djeshme policia nisi shoqërimet në komisariat.

Aktualisht bëhet e ditur se 55 persona janë shoqëruar në polici, ndërsa 27 të tjerë janë arrestuar.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 numri i të shoqëruarve shkonte në 20, ndërsa gazetari Besar Bajraktari, për RTV Ora tha se deri para pak orësh numri i të arrestuarve shkonte në më shumë se 40 persona.

“Është mbi 40 persona për t’u dërguar më pas në drejtori. Pritet t’i komunikohen akuzat, siç ka ndodhur dhe në protestat e tjera.
Kryesisht veprat që kryhen nga protesuesit janë kundërshtim i rendit, prishja e sigurisë publike.
Shoqërimi i tyre është kryer pas mbledhjes së provave materiale."

Deputetët e PD në komisariat – Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë

EMISIONET