Protesta për ditën e lirimit të skllevërve, Trump mban mitingun e parë në Tulsa

Protesta për ditën e lirimit të skllevërve, Trump mban

Mijëra amerikanë marshuan në qytetet më të mëdha të vendit për të kujtuar 19 qershorin e vitit 1865, ditën kur skllevërit e fundit u lanë të lirë. Ndërkohë presidenti Donald Trump do të mbajë mitingun e parë të fushatës së tij presidenciale Tulsa të Oklahomas, ku në vitin 1921, u masakruan 300 afrikano amerikanë.

Marshime kundër racizmit u mbajtën në mbarë Shtetet e Bashkuara për të shënuar Ditën e Lirisë apo të Çlirimit, 19 qershorit që njihet si fundi i skllavërisë. Më 19 qershor 1865, pak pas mbarimit të luftës civile skllevërit e fundit në Texas u lanë të lirë.

Kjo ditë shënohet ndërsa ShBA-ja është trazuar nga vdekja e afrikano amerikanit George Floyd. Dita e fundit të skllavërisë u kujtua me protesta dhe marshime në Uashington, San Francisco, Seattle, New York dhe të tjera.

Ndërkohë presidenti Donald Trump duket se do t’i hedhë benzinë zjarrit, pasi zgjodhi që të mbajë mitingun e parë të fushatës së tij presidenciale Tulsa të Oklahomas, ku në vitin 1921, u masakruan 300 afrikano amerikanë, një pre incidenteve më të rënda të historisë së Shteteve të Bashkuara.

Pas presionit mitingu i presidentit u shty me një ditë, ndërkohë u mor dhe miratimi i  Gjykatës.

Protestat kundër racizmit kanë nxitur edhe grumbullimin e mbështetësve të presidentit Trump që gjithashtu kërkojnë barazi për grumbullimet.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë u mjaftua me një video mesazh të zonjës së parë Melania Trump. Ajo lexoi historinë e një vajze të vogël që u çliruar nga skllavëria së bashku me familjen e saj.

EMISIONET