Gratë dhe motorët janë kthyer në një binom të ngushtë vitet e fundit, rregull që mund të vendoset në rrëzik këtë vit, të paktën në Formula 1.

Çadrat e famshme nga viti i ardhshëm nuk mund të jenë “pronë” e vajzave bukuroshe.

Nuk ka vajza të bukura me takë të lartë dhe lëvizje të ccuditshme, një revolucion i vërtetë që mund të pritet pak me pragmatizën nga tifozët e këtij sporti.

Liberty Media, kompania që ka marrë në pronësi Formula 1 po e mendon seriozisht këtë, pasi në një intervistë për mediat drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar:

 "Shumë njerëz besojnë se tradita e vajzave në Formula 1 ka kaluar, të tjerë gjejnë diçka që duhet të qëndrojë. Kur i kemi të gjitha pikëpamjet, do të marrim një vendim për të mirën e sportit" ,-tha Chase Carey dhe Ross Brawn.



/Ora News.tv/