Dhjetë ditë para se të bëhen 2 vite nga nisja e hetimeve për  ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, prokuroria e posaçme SPAK e ka marrë të pandehur ish-zyrtarin duke i komunikuar akuzën.

“Mosdeklarimi i të ardhurave në kufi” lidhur me një shumë monetare të dërguar në Gjermani është vepra penale  e vetme për të cilën ish kreu i prokurorisë do të përgjigjet para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Hetimet për Llallën nisën për 4 akuza që nga korrupsioni, fshehje dhe mosdeklarim të ardhurash, pastrim parash, e deri te mosdeklarim të ardhurash në kufi, e vetmja për të cilën do te përballet në gjykatë 

Çështja e Llallës, tashmë do të hetohet nga SPAK dhe do të gjykohet nga gjykata speciale për shkak të funksionit si Prokuror i përgjithshëm.

Gjyqtari paraprak që do të shqyrtojë dosjen do të vendosë edhe fatin e saj nëse do ta kalojë apo jo çështjen për gjykim, apo do ia rikthejë serish prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sipas kodit penal për këtë vepër nëse vërtetohet parashikohet një dënim nga gjobë deri në dy vite burg.

Ndërkohë që pritet që organi i akuzës të heqë sekuestron edhe nga pronat e kryeprokurorit të cilat janë sekuestruar me herët ne kuadër të këtij hetimi.

/Ora News.tv/