Prokurori i antimafias jep alarmin: Mafia në Shqipëri rrezik konkret

Prokurori i antimafias jep alarmin: Mafia në Shqipëri rrezik konkret

 Në Tiranë mbahet konferenca me temë  “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”.

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho dha alarmin se mafia në Shqipëri është një rrezik konkret.

Cafiero De Raho: Në intervistën që unë përmenda Ambasadori Soreca parashikonte për rrezikun që të ardhurat kriminale të riinvestohen në Shqipëri, mafia do të mund të bëhej investitori kryesor dhe kjo tekstualisht do të ishte një fakt tmerrrësisht i frikshëm. Rreziku i denoncuar është konkret. Dhe alarmi i dhënë pranohet nga të gjithë ne. Rinivestimet e paligjshme dhe korrupsioni, lidhja e këtyre të dyjave, patja në dispozicion e shuma të mëdha të parave të ardhura nga aktivitete kriminale e të paligjshme, krijon lehtësira të investimeve të këtyre parave në ekonominë e ligjshme.

Edhe sipas agjencisë ndërkombëtare më prestigjioze që merret me krimin e organizuar në cfarëdolloj vendi të botës ka jo vetëm një lidhje të drejtëpërdrejtë, një marrëdhënie të ndërsjelltë mes korrupsionit dhe përhapjes së saj dhe rëndësisë ekonomike që ka marrë trafiku i drogës por dhe një raport direkt mes forcimit të organizatave të mëdha kriminale që trafikojnë me drogën dhe depërtimi i tyre në politikën dhe administratën politike.

Nga ana e tij ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Sorerca nënvizoi rëndësinë e konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Konfiskimi i pasurive të paligjshme është i rëndësishëm në parandalimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa një veprim efikas, parandalues ndaj pasurive të paluajtshme rreziku që ekonomia legale e një vendi të sulmohet është shumë i lartë. Ndërhyrja në sektorin e masave parandaluese është themelore. Është e rëndësishme që edhe autoritetet shqiptare të eksperimentojnë dhe të përmirësojnë aktivitetin e tyre në sektorin e masave parandaluese. 

Operacioni i konfiskimit të pronave të paligjshme në Shqipëri është në fillim dhe ne presim vendimet përfundimtare të konfiskimeve dhe po ashtu një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam këtu për të treguar rëndësinë që kjo temë ka për Bashkimin Europian. Në muajin qershor të këtij viti, Bashkimi Europian do të marrë një vendim të rëndësishëm për negociatat me Shqipërinë. Një nga prioritetet kyç në bazë të së cilave ky vendim do të merret janë pikërisht rezultatet konkrete që Shqipëria do të arrijë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,"-tha ai.

EMISIONET