Autoritetet më të larta policore të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve Shqipëria dhe Kosova, kanë marrë pjesë në konferencën e organizuar në Brindizi të Italisë, me fokus luftën kundër krimit të organizuar në rajon.

Nën drejtimin e Italisë, Shqipëria, Kosova, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia pjesëmarrës në projektin "Ipa 2" kanë diskutuar mbi mundësitë e një strategjie të re, bazuar në një bashkëpunim më të madhe në shkëmbimin e informacionit  në efikasitetin e luftës kundër krimit të organizuar e rrezikut nga terrorizmi.

Jo rastësisht është zgjedhur qyteti i Brindizit si vendi i mbajtjes së kësaj konference të rëndësishme rajonale. Prej dekadash Brindizi është në linjë të parë në luftën kundër trafiqeve ilegale, kontrabandës e infiltrimeve nga elementë të rrezikshëm xhihadistë.

Në këtë konferencë, Shqipëria përfaqësohej nga zëvendës ministri i Brendshëm z. Julian Hodaj e nga kreu i Policisë së Shtetit z, Ardi Veliu.

"Projekti IPA2 është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë është shprehur, kreu i Policisë shqiptare Veliu, pasi vendos në një tavolinë të përbashkët si politikën ashtu dhe stafin teknik, bashkëpunimi mes të cilëve çon në suksesin e arritjes së objektivave. Falë bashkëpunimit shumëvjeçare me Italinë, tha ai, kemi arritur e mund të synojmë rezultate mjaft të mira në punën tonë."

Në këtë konferencë ishte i pranishëm dhe Prokurori i përgjithshëm i Antimafias Italian Federico Calfieor De Raho i cili në fjalën e  tij nënvizoj "rëndësinë që merr bashkimi i informacionit, shkëmbimi, e komunikimi me shpejtësi i tij në luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit".

"Duhet të jemi më të shpejtë se kriminelët, tha ai e duhet të përmirësojmë bashkëpunimin e autoriteteve policore e gjyqësore mes vendeve."

"Mafiet ballkanike përbëjnë një rrezik, deklaroi Krye Prokurori i Antimafias Italiane , pasi përfaqësojnë mafiet të reja të huaja që janë të pranishme në territorin tonë e në disa territore të Komunitetit Evropian. E ky fakt përcakton për ta një transferim më të shpejtë të lëndëve narkotike, të armëve e një konsumim më të lartë të krimeve si trafiku i qenieve njerëzore, shfrytëzim i tyre deri në skllavëri".

Sipas kreut të Antimafias Italiane, "është e qartë se shkëmbimi i informacionit të privon në zotërim e tyre, por është e rëndësishem të mos ndihemi zotër të të dhënave qe ne kemi, tha ai, por të kuptojmë se bashkimi i një informacioni me një informacion tjetër  do të na lejoj një njohje më të gjerë e një efikasitet më të lartë në luftën kundër krimit të organizuar."

Ndërsa kreu i Policisë italiane Franco Gabrielli, u shpreh se "6 vëndet e Ballkanit Perëndimor synojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian, i cili nga ana e tij kryen verifikime serioze ndaj strukturave shtetërore të këtyre vendeve nëse janë në linjë me standardet Evropiane."

 Kreu i Policisë italiane informoj se në kuadër të projektit të përbashkët IPA 2 janë realizuar 18 investigime mes Italisë dhe vendet pjesëmarrëse.

"Vendet e Ballkanit Perëndimore, tha ai i konsiderojmë si terrenin kryesor për të garantuar sigurinë në vendin tonë, si ndaj fluksit të emigrantëve, ndaj trafikut të drogës,  e qenieve njerëzore. Është terreni, u shpreh ai ku niveli i sigurisë peshon rëndë në kushtet e sigurisë kombëtare italiane."

"Bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit, nuk është gjithnjë i pranueshëm, tha ai, pasi përmban dhe interesa kombëtare, prandaj është një proces që duhet ndërtuar ditë pas dite."

/Ora News.tv/