Program Bachelor edhe për Forcat e Armatosura

Program Bachelor edhe për Forcat e Armatosura

Të gjithë të rinjtë që në të ardhme do të bëhën pjesë e FA, do të kenë mundësi të ndjekin një program bachelor. Sipas Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ky vendim do të shndërrohet në një nga shtyllat e modernizimit të Forcave të Aarmatosura.

Akademia e Forcave të Armatosura pritet të kthehet në një institucion të arsimit të lartë në vend. Gjatë ceremonies së shpërndarjes së diplomave për 53 nënkolonelë dhe majorë kursante, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dha lajmin se hapja e programit bachelor do t’i japë një tjetër dimension modern FA.

''Jemi duke kryer përgatitjet e fundit për të hapur programin Bachelor në akademin e Forcave të Armatosura. Jemi në prag të një momenti kur akademia e Forcave tona të Armatosura, do të rifitojë me të drejta të plota, rolin e saj si një nga shtyllat e ringritjes dhe modernizmit të Forcave të Artmatosura, duke shërbyer si një institucion i mirëfilltë publik i arsimit të lartë.

Në ceremoninë e vitit 2019-2020 u diplomuan 17 nënkolonelë të cilët përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit, mes të cilëve 2 nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa 36 majorë ndoqën Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, 6 prej të cilëve nga FSK.

EMISIONET