Prodhimi në "kosh", breshëri shkatërron pemët frutore dhe kulturat bujqësore në Maliq

Prodhimi në "kosh", breshëri shkatërron pemët

Këto pamje amatore tregojnë stuhinë e breshërit që përfshiu këtë te enjte disa fshatra të Maliqit.

Dëmet janë të shumta në pemët frutore kryesisht  si molla, kumbulla, qershia, rrushi. 

Fermerët shprehen se janë dëme të parikuperueshme në këto prodhime ku pjesa me e madhe kanë rënë poshtë dhe ato pak fruta të mbetura në pemë nuk mund të prodhohen pasi janë goditur nga breshëri.

Dëme ka pasur edhe në kultura të tjera bujqësore si gruri, fasulja dhe patatja.

Fermerët ndihen të pashpresë pasi nuk do të ketë prodhimi të këture kulturave sivjet dhe të ardhurat e vetme i sigurojnë në bujqësi.

Ata apelojnë për ndihmë nga shteti, që ti ndihmojë pasi në këto kushte do e kenë të vështirë jetesën normale.


EMISIONET