Problemet me shëndetin, Maurizio Sarri merr vendimin për të ardhmen

Problemet me shëndetin, Maurizio Sarri merr vendimin për të

Problemet me shëndetin nuk e kanë lejuar trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri për të debutuar në stolin e torinezëve.

Tekniku i kampionëve të Seria A është diagnostikuar me pneumonia për shkak të konsumimit të madh të duhanit dhe komplikacionet e kanë detyruar që dy ndeshjet e para t'i shikojë nga krevati i spitalit.

Megjithatë, duket se situata është normalizuar dhe Sarri ka marrë dritën jeshile nga mjekët për të drejtuar ekipin nga pankina që këtë fundjavë. Kështu, Sarri do të debutojë në pankinën e Juventusit të shtunën kundër Fioretinës.

Në dy ndeshjet e para, Juventusi mori 6 pikë, teksa ekipi u drejtua nga ndihmësi i Sarrit, Giovanni Martusciello.


EMISIONET