Problemet me pagat, ja situata aktuale te Flamurtari

Problemet me pagat, ja situata aktuale te Flamurtari

Ekipi fiton në fushë por lekët mungojnë në libreza. Vazhdon situata e vështirë ekonomike te Flamurtari. Gjërat duken të paqarta në Vlorë dhe futbollistët janë në pritje të lëvizjeve bankare.

Edhe ditën e sotme ekipi nuk është paguar. Lojtarët dhe stafi i ka pasur sytë nga banka, ku pritej një lajm pozitiv rreth shlyerjes së detyrimeve, por diçka e tillë ka rezultuar larg premtimeve. Pak ditë më parë, administratori i kuqezinjve, Sinan Idrizi deklaroi se futbollistët dhe stafi do të shlyhen brenda të hënës.

Madje njëshi i klubit të Flamurtarit theksoi se një problem i tillë nuk ekziston te skuadra e drejtuar prej tij, por është thjeshtë çështje kohe. Megjithatë, edhe pse problemet me pagesat ekzistojnë, skuadra vlonjate ka bërë mjaft mirë.

Tekniku, Ilir Daja ka arritur që t'i marrë maksimumin skuadrës vlonjate, duke konsoliduar pozitat në tabelën e klasifikimit e madje duke shpresuar edhe një vend në Europë.

EMISIONET