Trajneri portugez, Jose Mourinho ka dhënë dritën e gjelbër për nisjen e tratativave me mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.

Manchester Unitedi po kalon një sezon zhgënjyes deri më tani, duke qënë larg objektivit të fillimit të sezonit. Kështu, trajneri Mourinho është i pakënaqur dhe disa herë ka shprehur dëshirën për transferime të reja, sidomos në mbrojtje. Për këtë, sipas tabloidit britanik "The Sun", drejtuesi Ed Woodward dhe Mourinho kanë bërë gati objektivat e afatit kalimtar të janarit.

Mourinho thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e mbrojtësit belg, Alderweireld nga Tottenhami në merkaton e janarit.

"Djajtë e Kuq" kanë bërë disa herë përpjekje gjatë verës për të transferuar belgun, por tani janë gati të paguajnë 40 milionë funte për të. Alderweireld mbetet pa kontratë në verën e vitit të ardhshëm dhe drejtuesit e Unitedit besojnë se kjo ofertë do të jetë e mjaftueshme në dimër.

/Ora News.tv/