Chelsea i duhet të nënshkruajë me dy spanjollët e Realit të Madridit, Marco Asensio dhe Isco për të qënë kompetitiv.
 
I këtij mendimi është sulmuesi i transferuar këtë verë te blutë, Alvaro Morata i cili e pëlqen shumë lojën e ish-shokëve të skuadrës dhe i ka sugjeruar Antonio Conte-s për të nisur tratativat me dyshen e Realit.

Pavarësisht se Isco vetëm pak muaj zgjati kontratën e tij me madrilenët, Asensio pritet të jetë i gatshëm të ndërroi ambjent dhe të shkoj në një ekip që i jep mundësinë për të mos humbur "trenin" kombëtare.

/Ora News.tv/