Probleme me mesfushën, United hedh sytë nga Cristante

Probleme me mesfushën, United hedh sytë nga Cristante

Tabloidi britanik  The Sun raporton se Hose Mourinho është i prirur për ish-yllin e ekipit të të rinjve të Milanit, Bryan Cristante, i cili aktualisht është duke shkëlqyer këtë vit me skuadrën e Atalantës nën urdhërat e  Gian Piero Gasperini  pasi është një lojtar i huazimuar nga Benfika në verën e kaluar.

Atalanta ka një mundësi për të bërë marrëveshjen të përhershme nëse ata paguajnë 10 milionë paund deri në fund të qershorit 2018 dhe mund të vendosë dhe një klauzolë “të majme” pas interesimit të vazhdueshëm nga Manchester United të cilët, sipas The Sun po udhëheqin garën për të nënshkruar Cristante .

EMISIONET