Pro legalizimit të marijuanës në Shqipëri? Ngjela: Nuk është i ndaluar, por i shtrenjtë

Pro legalizimit të marijuanës në Shqipëri? Ngjela: Nuk

Legalizimi i marijuanës është një diskutim që bëhet shpesh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Për avokatin Ngjela, kjo është një cështje që duhet diskutuar gjatë, por sipas tij në Shqipëri nuk është i ndaluar.

"Kanabisi nuk ka qenë i ndaluar deri tani, i lirë ka qenë. Cmimi ka qenë i shtrenjtë. Po ta shesi farmacia, do jetë më i lirë. Problemi është se nuk e kërkojnë të gjithë. E kërkojnë ata që janë të mangët nga fantazia ose ata që janë me depresion, jo në kuptimin patologjik, por kanë një traumë apo një stres", u shpreh Spartak Ngjela për intervistën në emisionin "Why Not" në RTV Ora.

EMISIONET