Tirana gjen sulmues te Luftëtari, firmos dhe një mbrojtës

Tirana nuk njeh limite në këtë merkato vere. Pasi afroi Torassa, Kale dhe Batha, kryeqytetasit kanë zyrtarizuar edhe dy prurjet më të reja.

Bëhet fjalë për Ismael Dunga dhe Kostandin Kariqi, të cilët kanë firmosur për 2 vite me bardheblutë. Dunga ka përfunduar kontratën me klubin e Luftëtarit dhe ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me bardheblutë. Futbollisti nga Kenia, autori i 10 golave në sezonin e fundit me Lufëetarin, vjen si një përforcim me vlera për sulmin e Tiranës.

Ndërkohë Kariqi vjen nga kampionati grek ku sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Volosit. Më parë ai ka qënë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Një përforcim me vlera për repartin difensiv ku Kariqi luan në disa pozicione.



EMISIONET