Neymar është rikthyer të luaj titullarë pas 126 ditësh. Braziliani e nisi nga minuta e parë takimin e kampionatit kundër Strasburgut, vetëm katër ditë para takimit të Champions League ndaj Realit të Madridit.

Gjithsesi, Neymar nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër "Los Blancos" për shkak të pezullimit. Ndërkohë, vendimi për ta lënë jashtë për një kohë të gjatë ka qënë mjaft i ndërlikuar. Fillimisht u përfol për një transferim të tij te Barcelona ose Reali i Madridit, por në fund gjithçka u shua dhe Neymar qëndroi në "Parc des Princes".

Një dëmtim me kombëtaren e Brazilit e përjashtoi atë nga Kupa e Amerikës, për tu rikthyer në miqësoret e muajit të fundit kundër Kolumbisë dhe Perusë. Paraqitja e tij e fundit me PSG-në u bë më 11 maj, ku shënoi edhe asistoi kundër Angers. Ndërkaq, takimi i fundit në "Parc des Princes" ishte më 4 maj, ku shënoi në barazimin 1-1 me Nice.

/Ora News.tv/