Kalimi i Eden Hazard te Reali i Madridit mund të jetë thjeshtë çështje kohe. Të paktën këtë e ka pohuar vetë sulmuesi belg, që në një intervistë për radiostacionin francez "RMC" ka pohuar se Chelsea i ka ofruar kontratë të re, por akoma nuk ka vendosur ta firmos apo jo.

"Ishte një bisedë e vogël me Chelsea, por pastaj ndaloi gjithçka. Tani po presim"-tha ai.

Kur u pyet nëse ai e dinte se ku do të ishte e ardhmja e tij, Hazard tha:

"Nuk e di ende.Trajneri i ri ka besim te lojtarët si unë, por ende nuk kam vendosur se çfarë do të bëj. Familja është në Londër dhe do të jem edhe unë. Unë nuk dua të kem ndonjë keqardhje në fund të karrierës sime. Është një vendim që unë do ta bëj. Nuk e di kur, por do ta bëj ".-shtoi Hazard. 

Hazard konfirmoi se do të shihte vitin e parafundit të kontratës së tij në "Stamford Bridge" dhe konfirmoi kontaktet me Realin.

"Siç thashë, unë po e përfundoj këtë vit me Chelsean. Kam ende një vit kontratë pas këtij viti. Ne do të shohim".-përfundoi belgu.

Anësori i "Bluve të Londrës" është prej kohësh një objektiv i Realit dhe merkato e verës së ardhshme pritet të jetë decizive për kalimin e tij në Spanjë.

/Ora News.tv/