Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pasur një takim mjaft të veçantë.

Në ambjentet e presidencën, Meta pa pritur kampionin e trefishtë në Evropianin e Peshëngritjes, Briken Calja.

Në rrjetin social "Facebook" Meta shkruan:

"Kënaqësi të takoja sot peshëngritësin, Briken Calja, fituesin e 3 medaljeve të arta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, shumë të çmuara në këtë Vit të Skënderbeut. Shpresojmë të tjera medalje gjatë këtij viti, jo vetëm nga peshëngritja por edhe nga sporte të tjera."

Në rrjetin social ka reaguar dhe peshëngritësi Calja që ka theksuar:

"Nder dhe kënaqësi e veçantë të isha sot i ftuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta. 
Faleminderit zoti President për vlerësimin dhe mbështetjen që keni treguar kundrejt çdo sakrifice e arritjeje timen personale por dhe të gjithë sportit të Peshëngritjes. Është një nder i madh për mua dhe ëndërr e realizuar që të përfaqësoj Shqipërinë në evenimente të rëndësishme ndërkombëtarë. 
Tri medaljet e arta të arritura në Bukuresht janë treguesi më i mirë i dashurisë dhe dëshirës që kam për të bërë vendin tim krenar."

/Ora News.tv/