Pritet mot i keq, anulohet lundrimi për në Itali

Pritet mot i keq, anulohet lundrimi për në Itali

Moti i keq ka përfshirë gjirin e Vlorës, ndërsa parashikimet janë për furtunë në orët në vijim.

Në det të hapur dallgëzimi arrin 6-7 ballë, ndërsa në gji 5 ballë, duke rrezikuar lundrimin e mjeteve lundruese.

Në këto kushte anijet e vogla të peshkimit janë paralajmëruar të mos dalin në det, ndërsa në rast të përkeqësimit të situatës do të pezullohet lundrimi i të gjitha mjeteve.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i mbërritur në orën 07:30 të mëngjesit ka lajmëruar se nuk do të niset drejt Italisë sipas parashikimeve në orarin e pasdites.

EMISIONET