'Prisioner', Billboard: Era Istrefi, artiste në rritje që po teston çdo potencial të sajin

"Këngëtarja shqiptare Era Istrefi është e dhënë e tëra pas 'Prisioner',"-kështu e nis artikullin Billboard dedikuar Erës.

Pas publikimit të këngës së Kupës së Botës "Live It Up" me Will Smith dhe Nicky Jam, Istrefi është duke rritur famën e saj globale, vazhdon artikulli.

Era publikoi dje këngën e saj më të fundit 'Prisioner' që pritet të jetë suksesi i rradhës për këngëtaren.

"Unë jam rritur me këngët 'reggae', kështu që kur kur dëgjova 'Prisioner' të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me meloditë e pabesueshme dhe me tekstin me të cilin identifikohem,"-tha këngëtarja për Billboard. "Ka nivele emocionale që më çojnë në vende të lumtura dhe melankolike."

Era Istrefi provoi edhe njëherë aftësitë dhe shkathtësinë e saj.

Ajo është një artiste në rritje që duket se po teston çdo potencial të sajin dhe Istrefi ka treguar edhe një herë se 'makina' e saj krijuese nuk mund të përmbahet, shkruan Billboard.

EMISIONET