Prishin murin e shtëpisë për të shpëtuar gruan që peshonte 490 kg

Prishin murin e shtëpisë për të shpëtuar gruan që

Është vetëm 30-vjeç dhe Isabella Amaral ka mbetur e shtrirë në krevat për 6 muaj. 

Ajo nuk mund të lëvizë ose të ecë pasi peshon 490 kg. Për tu dërguar në spital për shkak të gjendjes së rëndë zjarrëfikësit në Argjentinë kanë rrëzuar murin e dhomës së saj të gjumit për ta nxjerrë jashtë.

Isabella nga Rosario, u nxorr nga shtëpia e shtrirë në krevat dhe më pas u vendos në një kamion të mbrojtes civile përpara se të transportohej në spital.

Isabella do ti nënshtohet një operacioni, që do të kufizojë sasinë e ushqimit që mund të mbajë në stomak.

Por përpara se ti nënshtohet operacionit duhet të humbasë 200 kg në mënyrë natyrale.

Ajo tani po trajtohet dhe monitorohet nga mjekët vazhdimisht që gjendja e saj të mos përkeqësohet.


EMISIONET